Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë pas Asamblesë Kombëtare, Kryeminmistri Rama ka ndarë detyrat për strukurat e Partisë Socialiste dhe ka urdhëruar që të gjithë duhet të zbresin në terren për të zhvilluar takime me qytetarët. Ndërsa përjashtimi i deputetit të Kurbinit nga radhët e socialistëve nuk është diskutuar në këtë mbledhje, pasi për PS kjo çështje është mbyllur në Asamble.

Tirane- Mesa duket ethet e fushatës elektorale e kanë zhveshur PS nga protokolli zyrtar i veshjeve klasike. Ministra, deputetë, kryebashkiakë, madje edhe kryetari i Kuvendit është paraqitur me atlete duke ndjekur kështu trendin e atletëve të kryetarit të tyre, Kryeministrit Edi Rama.

Një ditë pas Asamblesë Kombëtare, PS mblodhi kryesinë e saj për të formalizuar vendimet e marra një ditë më parë. Gjatë mbledhjes së kryesisë, e cila zgjati rreth 30 minuta është fokusuar në zgjedhjet vendore të vitit të ardshëm. Kryeministri Rama ka njohur me detyrat e tyre sekretarët e rinj si dhe i ka urdhëruar ministrat dhe deputetët që të dalin në terren për takime me qytetarët. Ndërsa kryetarët e Bashkive të PS do t?i nënshtrohen edhe një analize të thellë në përmbushjen e detyrave të tyre.

Edhe pse pritej që Kryesia e PS të merrte një vendim për përjashtimin e deputetit të Kurbinit Gjetan Gjetani, Elisa Spiropali u shpreh se kj çëshjte është mbyllur që në Asamble dhe nuk kishte për çfarë të diskutohej në Kryesi.

Në fund të takimit Kryeministri Rama preferoi të ecte në këmbë, në një bisedë me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ps-zbret-ne-terren-rama-ndan-detyrat-e-sekretareve-te-rinj