Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkolla në vendlindjen e Asdrenit do mbyllet. Pas 92 vitesh, institucionit të dijes në Drenovë do ti vendoset kyçi dhe nuk do të presë nxënës për vitin e ri shkollor!

Shkak për këtë është bërë rënia e numrit të nxënësve nga emigracioni.

Banor: "U mbyll shkolla. Banorët e fshatit janë pakësuar. Kushtet ekonomike i detyrojnë njerëzit të ikin jashtë dhe fëmijët i marrin me vete nuk i lënë në shkolla."

Vite më parë në këtë shkollë mësonin 700 nxënës, sot vetëm 20 prej tyre kanë mbetur në fshat.

Ata do ta vijojnë arsimin në shkolla të tjera ose në qytetin e Korçës.

Në fshat kanë mbetur vetëm më të moshuarit që shprehin keqardhje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kycet-shkolla-ne-fshatin-e-asdrenit