Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
360 milionë lekë të vjetra ka akorduar për këtë vit të ri shkollor bashkia Shkoder në funksion të rikonstruksionit të shkollave, çerdheve e kopshteve. Punimet është kërkuar të mbarojnë brenda kësaj jave me qëllim që të jenë gati për në 17 shtator kur nis viti i ri arsimor.

Aulida Anamali, përgjegjëse e zyrës arsimore në bashki: Për vitin 2018, nga fondet e bashkisë Shkodër për mirëmbajtjen e shkollave, është miratuar fondi prej 36 mln lekë të reja.

Por fatkeqësisht ndërsa flet me shenja optimizmi, duket se situata është e rënduar. Shkolla 9 vjeçare ?Haxhi Hajdari? në njësinë administrative Rrethina, vetëm 2 kilometra larg qendrës së qytetit, është një institucioneve të arsimit që mund ta konsiderosh të tillë vetëm nëse merr pjesë në orë mësimi.

Kujtim Buhaj, drejtor i shkollës: Në shkollën tonë ka shumë problematika, ku më prblematikja është lagështia. Dritare dhe dyer të amortizuara.

Të njëjtin fat ka edhe shkolla artistike ?Prenkë Jakova?, aty ku dalin artistët e rinj të qytetit. Megjithatë Bashkia thotë se nga inspektimi nuk ka konstatuar problematika.

Anamali: Në lidhje me shkollën e Muzikës, atje nuk kemi asnjë problematikë sa i përket tarracës. Për sa i përket shkollës "Oso Kuka", është faza e dytë që ka përfunduar. Në fazën e parë është bërë edhe kolaudimi i objektit.

Por drejtori dhe gjendja e shkollës tregojnë një tjetër situatë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkoder-bashkia-akordon-360-mln-lek-shkollat-disa-ne-kushte-te-keqija