http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gropa të mëdha, mure mbrojtëse të shkatërruara, por edhe shembjet që janë bërë në mjaft pjesë të saj. Kjo është pamja që të ofron rruga Kukës-Shishtavec në të gjithë gjatësisë.

Mosmirëmbajtja prej kohësh ka bërë që segmentet të veçanta të shkatërrohen. Kryeplaku i fshatit Shishtavec, Mehmet Bala kërkon ndërhyrje të menjëhershme pasi gjatë dimrit banoret rrezikojnë të izolohen.

Mehmet Bala: ?Rruga është shumë e shkatërruar. Janë 6-7 mijë banorë që kalojnë në këtë rrugë. Kërkojmë nga Qeveria,Bashkia dhe Qarku që të ndërhyjnë menjëherë sepse jemi në prag të dimrit. Dimri në këtë zonë është shumë i ashpër. Mos të kërkojmë atëherë kur të na ndodh diçka,një sëmundje,një urgjencë, problem. Kemi njerëz hallexhinjtë, të varfër. Kemi pleq që kanë ngelur vetëm. Rruga është problematike,Rruga është e rrezikshme?.

Autoriteti rrugor shqiptar ka tenderuar mirëmbajtjen vetëm për segmentin e parë të këtij aksi prej 11 km, ndërsa 23 km janë lënë në mëshirë të fatit.

Rruga Kukës ? Shishtavec lidh 14 fshatra me njeri-tjetrin, si dhe me Kukësin.