Surprise Me!

Ora News - Hapet segmenti i rehabilituar Vorë-Ish Fabrika e Tullave

2018-09-10 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
ARRSH ka përfunduar punimet për rehabilitimin e segmentit rrugor që lidh Vorën me ish-fabrikën e tullave dhe doganën e Tiranës. Aksi me gjatësi 1.2 kilometra konsiderohej një ndër më problematiket për shkak të gjendjes së degraduar dhe fluksit në rritje të mjeteve që e përshkonin.

Drejtori i ARRSH, Afrim Qendro tha se punimet përfunduan 10 ditë para afatit.

Qendro: Jemi në Vorë dhe duam të bëjmë me dije që projekti prej 1.2 km për rehabilitimin e plotë dhe të thellë të këtij segmenti shumë të rëndësishëm që lidh gjithë transportin e mjeteve të rënda me Doganën e Tiranës ka përfunduar 10 ditë para afatit. Kemi të bëjmë me një rehabilitim të thellë në të gjithë paketën e shtresave asfaltike, në kanalet kulluese dhe sinjalistikën horizontale e vertikale. Është një model i mirë i rehabilitimit të thellë dhe projektit të suksesshëm që kemi sëbashku me Bankën Botërore.

Ndërkaq, ai njoftoi se nga dita e enjte nis ndërhyrja në një tjetër segment të rëndësishëm, atë që lidh Vorën me Fushë Krujën.

Qendro: Dua të bëj një njoftim tjetër. Do të komunikojmë në vijim edhe përmes medias, ditën e Enjte ne fillojmë rehabilitimin e segmentit Vorë-Fushë Krujë. Do të bëjmë njoftimin përkatës si do të punohet bashkë me planin e trafikut që do hartohet në bashkëpunim me Policinë Rrugore.

Vlera e investimit të kryer për rehabilitimin e këtij aksi rrugor arrin në rreth 616 mijë euro dhe punimet për të nisën gjatë muajit Korrik.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/hapet-segmenti-i-rehabilituar-vore-ish-fabrika-e-tullave

Buy Now on CodeCanyon