Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sasi eksplozivi është vendosur në banesën ku jeton drejtori i OSHEE-së për Fushë Krujën, Besnik Masha.

Lënda plasëse ka shpërthyer rreth orës 02:45 minuta të 10 shtatorit, në banesën e Xhavit Mashës, të atit të Besnikut.

Nga shpërthimi mësohet se ka dëme të mëdha materiale por fatmirësisht jo në njerëz. Është dëmtuar automjeti që ndodhej i parkuar në oborr, dyer, dritare, muret dhe çatia.

"Më 10.09.2018, rreth orës 03:00, brenda murit rrethues të banesës së shtetasit B.M. 29 vjeç,( Përgjegjës i OSHEE-së Fushë-Krujë ) banues në lagjen "Pengile" Krujë, është hedhur një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e shkaqeve të ngjarjes" informoi sot policia e Durresit.

Familja Masha njihej si familje e mirë dhe pa konflikte. Dyshohet që tritoli të ketë lidhje me detyrën e të birit Besnikut si drejtor i OSHEE-së në Fushë Krujë
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/eksploziv-baneses-ku-jeton-drejtori-i-oshee-ne-fushe-kruj