Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mazhoranca ka rrëzuar dekretin e Presidentit, i cili kërkonte rishqyrtim të ligjit për tatimin mbi lojërat e fatit. Ministri i Financave shpjegoi se nuk ka asnjë ulje të tatimit mbi subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit. Ahmetaj paralajmëroi kazinotë se nga 1 janari do të largohen nga qendrat e populluara. Por për kreun e Komisionit duhet një rishikim tjetër i ligjit, ku të parashikohet një rritje e nivelit të taksave për këto subjekte.

Komisioni i Ekonomisë ka lënë në fuqi ndryshimet e bëra në ligjin për tatimin mbi fitimin e kompanive të lojërave të fatit.

Ministri, Arben Ahmetaj, shpjegoi se niveli i tatimit mbetet 15 % dhe se i vetmi ndryshim është unifikimi i tatimit, duke përfshirë në të edhe Lotarinë Kombëtare që tatohej me 10%.

Arben Ahmetaj: Definicioni i ligjit të 2015 i importuar pa asnjë diferencë në ligjin për të ardhurat. Kjo sqaron se çfarë qëndrimi ka kjo qeveri dhe çfarë qëndrimi kanë gjithologët. Sa i përket dekretit, unë mendoj se ata që e kanë këshilluar Presidentin, e kanë këshilluar gabim. Ajo që bën ligji, është rrit ngarkesën fiskale për atë kompani që ishte e përjashtuar definicioni standard dhe nga taksimi prej 15%.

Kreu i Financave paralajmëroi të gjitha kompanitë e lojërave të fatit se në 1 janar do të largohen nga qendrat e banuara dhe se nuk do të ketë kthim pas.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/brace-kerkon-rritje-te-tatimit-lojerat-e-fatit-deri-ne-50