Surprise Me!

Lehtësim proçedurash/ ZRPP dhe Përmbarimi Gjyqësor Shtetëror, marrëveshje për akses on line në harta

2018-09-11 1 Dailymotion

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Përmbarimi Gjyqësor Shtetëror nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi e cila i jep akses on line zyrës së përmbarimit në regjistrin elektronik të pasurive. Marrëveshja u nënshkrua nga Kryeregjistruesi Valdrin Pjetri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Përmbarimit, Pirro Lutaj.

Kryeregjistruesi Pjetri tha pas nënshkrimit të marrëveshjes, se shërbimi ndaj qytetarëve do të kryhet në një kohë më të shpejtë, pasi eleminohen procedurat shkresore mes dy institucioneve.

?Përmbarimit shtetëror nuk do t?i duhet më të dërgojë shkresa dhe të humbasë kohë për të marrë informacion mbi statusin juridik të pasurive, duke shkurtuar kohën e shërbimit ndaj qytetarëve?

Kryeregjistruesi Valdrin Pjetri
Nga ana e tij, Pirro Lutaj, Drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit vlerësoi marrëveshjen e bashkëpunimit, pasi sipas tij shkurtohen procedurat dhe koha e dhënies së shërbimit nga ana e Përmbarimit.

?Përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje lehtësohen kontaktet me ZRPP në të gjithë territorin, pasi edhe zyrat përmbarimore në të gjithë territorin do të kryejnë më shpejt veprimet proceduriale e ligjore për të përshpejtuar ekzekutimin e titujve ekzekutivë. Pra, është një procedurë që u vjen në ndihmë qytetarëve të cilëve u shkurtohet koha e marrjes së shërbimit përmes këtij bashkëpunimi on line mes dy institucioneve?

Drejtori i Përgjithshëm i Përmbarimit, Pirro Lutaj

Buy Now on CodeCanyon