http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dha një mesazh të qartë pro integrimit të shpejtë të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë fjalës së mbajtur ne Parlamentin Europian ne Strasburg, ku prezantoi punën e Komisionit, Presidenti i KE-së tërhoqi vëmendjen për rrezikun që vjen nga vonimi i procesit.

?Europa duhet të veprojë si një front i bashkuar. Zgjerimi për mua mbetet një sukses, por mbeten ende shumë përpjekje për t'u bërë. Ne duhet të përfundimisht të përcaktojmë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për ndryshe të tjerët do të marrin përsipër këtë detyrë për fqinjët tanë.?

Presidenti i Komisionit Evropian pastaj trajtoi më tej çështjen e emigrantëve, duke u shprehur se Shtetet Anëtare duhet të gjejnë ekuilibrin e duhur ndërmjet përgjegjësisë së vendeve dhe solidaritetit të nevojshëm.

Junker ndërkohe po i paraqet parlamentit dhjetë fushat prioritare që ai ka vendosur si president për pjesën e mbetur të mandatit të tij deri në zgjedhjet e majit të 2019.