http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prishtina kërkon mbështetjen e Tiranës per dialogun mes Kosovës e Serbisë. Kreu i parlamentit Kadri Veseli diskutoi per kete çështje me homologun e tij Gramoz Ruci. Veseli rikonfirmoi edhe njëherë se nga marrëveshja me Beogradin nuk do te preket asnjë pëllëmbe toke e territorit te Kosovës.

Ndërsa kreu i parlamentit shqiptar Ruçi bëri apel që forcat politike në Kosovë të jenë unike sa i përket dialogut dhe marrëveshjes me Serbinë.

Në këtë takim me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Veseli ka qenë i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Dardan Gashi. Gjithashtu ai ka takuar dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.