Surprise Me!

Azem Hajdari ben bashke politiken shqiptare

2018-09-12 2 Dailymotion

Përvjetori i 20-të i vrasjes së Azem Hajdarit i bëri bashkë, pavarësisht ngjyrave partiake. Bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, miq dhe të njohur rikthyen në kohë ëndrrën e heroit të demokracisë, ?Shqipëria si Europa?.

Presidenti Ilir Meta: "Azem Hajdari është një figurë e përmasave epokale që ka dhënë një mesazh të përjetshëm për të gjithë shqiptarët, se demokracia kërkon guxim".

Ish-Kryeministri Sali Berisha: "Meta e tha ai ishte lider epokal, ishte i jashtëzakonshëm, dëgjonte dhe pranonte këshilla. Nëse kthehemi në Dhjetorin e tij do gjejmë një gjeni të guximit njerëzor, por edhe të vizionit. Ishte tribun në çështjen kombëtare".

Blendi Fevziu: "Veç kurajos dinte të negocionte me kundërshtarët, kishte një instikt për t?iu shmangur autoritarizmit dhe për të garantuar dimensionin e lirisë".

Por edhe ky përvjetor nxorri në pah divergjencat në Partinë Demokratike, ndonëse i?a arriti t?i bëjë bashkë edhe kritikët e Lulizm Bashës në simpoziumin dhe ceremoninë e organizuar.

Besnik Mustafaj: "PD nuk është aty ku historia e kërkon dhe ku do e donte Azemi për t?i dhënë zë politik kësaj pakënaqësie popullore duke mishëruar atë që është jetike sot, shpresën e njerëzve dhe për t'i udhëhequr këta njerëz drejt përmbushjes së ëndrres tënde, për ta bërë Shqipërinë si të gjithë Europa".

Astrit Patozi: "Sot PD është në këtë gjendje për shkak të lidershipit".

Për Lulzim Bashën, ëndrra e Azem Hajdarit ka përpara një pengesë të cilën kreu i demokratëve u zotua se do bënte realitet për të gjithë shqiptarët.

Lulzim Basha: "Të zotohemi para Azemit se do të pastrojmë politikën nga krimi për t?i hapur vendit rrugën e bllokuar se në çdo vend do të ketë edhe liri edhe demokraci, ëndrra jote na udhëheq në betejën për fitoren e së mirës ndaj të keqes".

Pas fjalimeve, vendin ia lanë homazhet pranë memorialit.

Buy Now on CodeCanyon