Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fshati Nikel u zgjua mëngjesin e 12 shtatorit në një rrethim policor.

Një superoperacion i Policisë së Shtetit i drejtuar nga kreu i saj Ardi Veliu është finalizuar në orët e para të mëngjesit me shoqërimin e 11 personave, mes te cileve dhe emra te njohur për drejtësinë si persona me precedente të mëparshem penal, Durim Bami dhe Flamur Haka.

Tre prej të shoqëruarve u arrestuan me urdhër të prokurorisë së Durrësit.

Operacioni nisi në orët e para të ditës, në bazë të një plani të mirëorganizuar, me pjesmarrje të Forcave Speciale, RENA dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Vilat e të fortëve kanë qenë shënjestra e kontrollit policor në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit?, dhe për të shmangur cdo tentativë të mundshme arratisje apo dhe për të siguruar prova brenda banesave policia stakoi më parë energjine elektrike.

Mësohet se mes banesave të rrethuara dhe kontrolluara ishin ato të fisit të njohur në këtë zonë Haka.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/renea-dhe-fnsh-rrethojne-fshatin-nikel-aksion-kapjen-e-personave-ne-kerkim