http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fikja e sinjalit analog në Tiranë e Durrës dy ditë më pare, ka bërë që katër anëtarë të Autoritetit të Mediave Audiovizive të kërkojnë dorëheqjen e kreut të institucionit Gentian Sala.

Anëtarët e AMA-s bëhet me dije se përmes një letre drejtuar Komisionit të Medias në Kuvend do të kërkojnë shkarkimin e Salës. Ndërkohë propozimi për shkarkimin e kreut të AMA-s, është firmosur nga anëtarët Sami Neza, Suela Musta, Zylyftar Bregu dhe Agron Gjekmarkaj.

Vendimi është marrë sot në një mbledhje të bordit të AMA-s, mbledhje e cila është shoqëruar me debate me anëtarëve të bordit dhe kryetarit Gentian Sala.

Gjithashtu anëtarët e AMA-s në argumentin e tyre, pretendojnë se kryetari Sala nuk është konsultuar me bordin e institucionit për fikjen e sinjalit analog në Tiranë e Durrës. Sipas tyre, vendimi për fikjen e sinjalit analog sjell cënimin e të drejtës kushtetuese të qytetarëve për informim. Ata kanë propozuar një plan masash në mënyrë që situata të mos përsëritet në janar të vitit 2019.

Fikja e transmetimeve analoge në dy qarqet më të mëdha të vendit Tiranë e Durrës, duket se i gjeti të papërgatitur qytetarët, ndryshe nga disa qytete të tjera si Korca, Fieri apo Berati, kjo për shkak të platformave kabllore me të cilat janë pajisur qytetarët atje.

Pas ankesave të shumta, AMA vendosi një ditë më parë të shtyjë me 4 muaj fikjen e transmetimeve analoge.