Surprise Me!

Report TV - Artan Lame: Nga 17 shtatori fillon regjistrimi i banesave të ndërtuara para 1991

2018-09-13 3 Dailymotion

TIRANE-Drejtori i përgjithshëm i ALUIZN-it Artan Lame ka deklaruar sot se duke filluar nga dita e hënë në datë 17 shtator do të fillojë procedura për regjistrimin e banesave të ndërtuara para vitit 1991. Lame ka treguar procedurat që duhet të ndjekin qytetarët për të mbyllur procesin e pronësisë, ndërsa numri i ndërtimeve që mendohet të trajtohen nga ky vendim është 40-60 mijë.

Në korrik 2018, Qeveria miratoi Vendimin 442: ?Për regjistrimin e Banesave të ndërtuara para vitit 1991?. Ky Vendim i Këshillit të Ministrave, shërben si bazë ligjore për dhënien e dokumentit të pronësisë pronarëve të banesave të ndërtuara para vitit 1991, në të gjitha ato raste kur ky dokument mungon.

Pra, qëllimi i këtij vendimi është të formalizojë një kategori pasurish të paluajtshme, të cilat edhe pse fizikisht ekzistojnë dhe zotërohen prej dekadash (herë-herë edhe prej shekujsh), pronarët e tyre nuk kanë patur dokumentacion të mirëfilltë pronësie, duke mos i gëzuar asnjëherë ligjërisht.

Numri i banesave që mendohet të trajtohen nga ky vendim është 40-60 mijë. Duhet theksuar se asnjëherë nuk është bërë një evidentim i plotë dhe i saktë i këtyre objekteve, ndaj si rrjedhim, shifra reale mund të jetë edhe më e lartë se ajo e mësipërme.

Zbatimin e këtij vendimi dhe gjithë procedurën përkatëse, Qeveria ja ngarkoi ALUIZNI-t. Tashmë që procesi i legalizimeve ka hyrë në fazën përmbyllëse të tij, procesi i rregjistrimit të banesave para vitit 1991, është sfida e radhës e ALUIZNI-t.

Risitë kryesore të vendimit të miratuar së fundmi janë:

1. Lehtësimi i barrës së aplikuesit, nga detyrimet dhe dokumentacioni i tepërt, (aplikuesi tanimë do të duhet të paraqesë vetëm një numër sumë të kufizuar dokumentesh pranë ALUIZNI-t);

2. Zgjidhja e të gjithë pamundësisë së deritanishme, për të provuar periudhën e ndërtimit (para datës 10.8.1991), gjë që ka penguar finalizimin e procedurës;

3. Kalimi i pronësisë së truallit të ndërtesës falas deri në 300 metra katrore, si dhe mundësia për të blerë sipërfaqet mbi këtë masë.

Buy Now on CodeCanyon