Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë pas aksionit të forcave në Nikël të Krujës në përfundim të të cilit u arrestuan pesë persona, policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit Forca e Ligjit përmes kamerave të saj.

Ishte ora 05:30 minuta e mëngjesit të 12 shtatorit, kur në fshatin Nikël u ndërpre energjia elektrike dhe grupet e forcave speciale të RENEA-s e FNSH nisën kontrollet në shtëpinë e personave të dyshuar për veprimtari kriminale

Efektivët e Policisë dëgjohen ndërsa paralajmërojnë pronarët e banesave ër aksionin dhe u kërkojnë të hapin dyer e të mos reagojnë pasi janë të rrethuar.

Bazuar në urdhra kontrolli të miratuar me vendim te Gjykates, Policia e Shtetit ushtroi kontrolle në banesa të përdorura prej personave të dyshuar si anëtarë te grupeve kriminale që dyshohet se veprojnë në trekëndëshin Krujë-Durrës-Tiranë

Aksioni nuk hasi rezistencë ndërsa gjatë ndërhyrjes u shoqëruan 11 persona, por urdhërarrestet u prenë vetem për pesë prej tyre.

Konkretisht u arrestuan Lutfi Haka 67 vjeç, Marklen Haka 27 vjeç, Ylli Çangu, 42 vjeç, Skënder Leza, 34 vjeç, Valter Bami,.32 vjeç.

Policia deklaroi se aksioni ishte finalizim i një pune hetimore disa mujore mbi veprimtarinë e Grupit të Niklës, me përgjime gjurmim e mbledhje të dhënash në rrugë operative.

Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të tjera, policia gjeti dhe sekuestroi, armë zjarri, një prej të cilave me dylbi, municione, mjet të blinduar, euro, dollarë e lekë si dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.

Në video bie në sy se një nga të arrestuarit mbante tek koka e krevatit një armë gjahu, ndërsa një tjetër bashkë me pushkën mbante në shtëpi edhe në shpatë mesjetare.

Ndaj të arrestuarve është ngritur akuza armbajtje pa leje dhe pastrim i produkteve të veprës penale, ndërsa hetimet për tej do ti ndjekë prokuroria e Krujës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/policia-hape-deren-publikohen-pamjet-e-operacionit-ne-nikel-te-krujes