Basha akuzoi kryetarin e Kuvendit se nuk e ka botuar draftin në faqen e kuvendit, por teksa po fliste në Durrës, projektligji u botua në faqen zyrtare, ndërsa kryetari i PD tha se ndodhi 5 ditë me vonesë.

Gramoz Ruçi refuzon të botojë në faqen e Kuvendit projektligjin e propozuar me nënshkrimin e të gjithë deputetëve të opozitës për vettingun e politikanëve. Nxitojnë të fusin ligjin Rama-Fusha dhe vjedhjen e pasurive të shqiptarëve, por e përdorin Kuvendin si ?kuplara? personale të Ramës duke refuzuar një detyrim ligjor, transparencën. Politikanët ti nënshtrohen vettingut, si gjyqtarët, prokurorët dhe policët. Kërkesën e mbështet cdo shqiptar. Heshtja dhe sulmet ndaj dekriminalizmit të mëtejshëm të opozitës, e nxori lakuriq Ramën dhe deputetëve të tij. Jap këtë ultimatum Ruçit, mos u sill si pronar kuplaraje, por boto online propozimin ta shohin shqiptarët dhe të shikojnë projektligjin. Sot Kuvendi, foleja e krimit do të hedhë posh dekretin e Presidentit, që kthen pas paketën fiskale për lojërat e faktit. Nesër do të publikojmë fakte tronditëse si Rama dhe Xhafaj kanë përdorur pushtetin për të ndihmuar bandat e krimit për të shtënë në dorë lojërat e fatit.

Lulzim Basha
Gjatë fjalës së tij, Basha foli edhe për një vetting financiar ditën kur PD të vijë në pushtet, ndërsa paralajmëroi nëpunësit dhe kryeministrin.

Paralajmërojmë ata që janë përfshirë në afera me Ramën, do të hetoheni nga dita e parë e biznesit, do të kaloni vettingun financiar, ndërsa nëpunësit e shtetit, do i ndjekim deri në Honololu, nga nëpunësi më i thjeshtë deri te kryeministri. Kësaj do i shkojmë deri në fund.

Lulzim Basha
Lideri i PD akuzoi edhe kryetarin e bashkisë së Durrësit, si të lidhur me krimin dhe që duhet të ishte në burg;

Kryetari i bashkisë së Durrësit është epitoma e shërbëtorit të bandave bashkë me Celën e OSHE. Nëse nuk do të kishim një prokurori që i grabitet posta dhe një kamikaze në krye të prokurorisë, Dako do të kishte qenë në burg. Dako në zgjedhjet e fundit dhe më parë ka shkëmbyer tendera për votat.

Lulzim Basha
Ditën e hënë fillon kalimi me pagesë në rrugën e Kombit, por Basha u bëri një thirrje qytetarët të Kukësit dhe të gjithë Shqipërisë që të rezistojnë me të gjitha mjetet.

Qytetarët e Kukësit të qëndrojnë me të gjitha format dhe mjetet.

Lulzim Basha