Kuvendi i Shqipërisë ashtu sikur kishte paralajmëruar ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin për tatimin mbi të ardhurat për Lojërat e Fatit. Dekreti është rrëzuar më 74 vota, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në seancë, pasi vijon bojkotin e parlamentit prej nisjes së sesionit të ri në datë 3 shtator. Në seancën e sotme ministri Ahmetaj dhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë Braçe rrëzuan argumentet e Presidentit. Shumica miratoi sot edhe ligjin e ri për ish- të përndjekurit me kriteret e reja që parashikohen. Ndërkohë që edhe seancën e sotme janë shtyrë projektligji për Magjistratët dhe ai për Kodin Rrugor që kërkojnë 84 vota.

Ndryshimet që pëson ligji për ish-të përndjekurit
Me ndryshimet e reja në ligjin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politik, përcaktohet mekanizmi për shpërndarjen e kësteve dhe si do merret ai për trashëgimtarët por dhe për kategoritë parësore. Për të gjithë ata që kanë për të marrë deri në 1 milion lekë të reja lekët do të jepen me një këst. Për ata trashëgimtarë që kanë më shumë se 1 milion lekë për të marrë secili, atëherë do të paguhen me këste. Kushti është që kësti total për familjet e trashëgimtarëve të mos jetë më i lartë se 1 milion lekë. Kjo do të thotë se 4 trashëgimtarë të një ish të dënuari politik, nuk mund të përfitojnë më shumë se 250 mijë lekë të reja për secilin këst.

Ndryshimet ligjore
Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcionale për të gjithë përfituesit, me kusht që kësti i dëmshpërblimit të mos jetë më i madh se 1 000 000 lekë. Për të gjitha subjektet përfituese parësore, kur vlera totale e dëmshpërblimit është mbi 8 000 000 lekë, do të vijohet me pagesën e këstit pasardhës deri në shpërndarjen e plotë të shumës së miratuar. Në rast se vlera totale e miratuar për të gjithë përfituesit është deri në 1 000 000 lekë, shpërndarja e dëmshpërblimit do të kryhet me një këst të vetëm, pavarësisht fazës në të cilën ndodhet shpërndarja e dëmshpërblimit. Me kryerjen e pagesës së dëmshpërblimit, për të gjithë përfituesit, brenda këstit më të ulët, fillon pagesa e këstit pasardhës. Ky mekanizëm do të përsëritet deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit.

Radha e dhënies së dëmshpërblimit
Në rastin kur e drejta e përfitimit të dëmshpërblimit financiar përfundon me mbylljen e rrethit të familjarëve që nuk jetojnë. Në kuptim të këtij ligji, me familjarë deri tani nënkuptohen, pavarësisht nga rregullime të tjera ligjore, vetëm pasardhësit direktë: bashkëshortja, fëmija, fëmijët, vëllezërit dhe motrat. Më parë, në radhën e përfituesve ishin listuar edhe nipërit dhe mbesat e ish-të përndjekurve që nuk janë gjallë.