Surprise Me!

Ora News - Jeta e Aleksandër Moisiut, ekspozohen në Shkodër fakte e dokumente për aktorin

2018-09-14 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dokumente dhe shkrime që mbajnë firmën e aktorit më famë botërore Aleksandër Moisiu janë ekspozuar për herë të parë në Shkodër, falë punës së studiuesit Pjetër Logoreci! Ekspozita mbështetet nga konsullata e Austrisë në SHkodër dhe do të udhëtojë në të gjitha trojet shqiptare!

Një ekspozitë e veçantë kushtuar njeriut dhe artistit Aleksandër Moisiu u çel në hollin e teatrit ?Migjeni? ,si rezultat i bashkëpunumit të studiuesit Pjetër Logoreci me konsullatën e nderit të Austrisë në Shkodër.

Janë momente të shënuara të jetës së artistit, por edhe dokumente e shkrime të papublikuara më parë, si: shkrimi i fundit në momentet e agonisë së vdekjes, kartela mjekësore që ndërroi jetë, dokumenti i pagëzimit etj.

Pjetër Logoreci: Maska e vdekjes e tij, ka edhe maskën e gjallë. Ashtu janë kunora aktori më i mirë i Europës dhe me gjithë dokumentet që i përkasin atij. Ajo që është interesante, janë tre fjalët e fundit që ka shkruajtur para se të vdesë.

Studiuesi ka punuar e hulumtuar gjatë për të gjetur dokumente dhe fakte që lidhen me Shqipërinë në arkivin e Vjenës.

Shumë prej tyre ja ka dhuruar bibliotekës kombëtare, apo institucioneve të tjera. Por Logoreci nuk mund të mos theksojë faktin se cdo gjë e ka bërë privatisht dhe asnjë ndihmë nuk ka patur nga shteti shqiptar.

Pjetër Logoreci: I kam paguar të gjitha vetë. Askush nuk ma di apo më ka thënë 'Faleminderit'. Megjithatë e bëj me dëshirë shumë të madhe sepse Shqipëri ka nevojë të identifikohet sepse nuk jemi njerëz me bisht, jemi edhe ne si gjithë Europa.

Ekspozita kushtuar aktorit Aleksandër Moisiu do të rrugëtojë në të gjitha trojet shqiptare.

Ai lindi më 2 prill të vitit 1879 në Trieste dhe vdiq 23 mars 1935 në Vjenë!
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/jeta-e-aleksander-moisiut-ekspozohen-ne-shkoder-fakte-e-dokumente-aktorin

Buy Now on CodeCanyon