Surprise Me!

Ora News - Shkolla e Ishull Shëngjinit, 250 nxënës do bëjnë mësim mes lagështirës

2018-09-14 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
250 nxënës të Ishull Shëngjinit do ta nisin edhe këtë vit të ri mësimor në një shkollë të amortizuar mes mykut e lagështirës që vec procesit mësimor u rrezikon edhe shëndetin! Bashkia ka ndërhyrë provizorisht, por drejtuesit e arsimit kërkojnë një rikonstruksion të plotë të shkollës!

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor, në Lezhë shumë institucione arsimore kanë probleme të theksuara me infrastrukturën.

E tillë është shkolla 9-vjeçate në Ishull-Shëngjin ambjentet e së cilës janë tërësisht të amortizuara, ndërsa në kohët me shi fëmijët duhet të dërgohen nga prindërit pasi oborri mbulohet nga ujë.

Ded Luli: Kjo ka patur nevojë për një rikonstruksion total të saj duke hedhur nga soleta sovatimet e brendshme dhe të jashtme. Ndërsa ndërhyrjet janë të pjesshme, sa për të kaluar ndonjë vit shkollor.

Pavarësisht ndërhyrje të pjesshme që po realizohen nga Bashkia, kjo shkollë nuk i plotëson standartet për zhvillimin normal të proçesit mësimor.

Ded Luli: Patjetër që këto kushte ndikojnë në cilësinë e marrjes së mësimeve, por edhe në shëndetin e fëmijëve.

Problematika pranohet edhe nga Drejtori i Arsimit në Lezhë Bardhok Pulaj. Ai thotë se bashkia duhet të hartojë projektin për rikonstruksionin e plotë të kësaj shkolle.

Bardhok Pulaj: Janë shkolla të cilat kanë probleme në infrastrukturën e tyre, por duhet që bashkia të bëjë projekte në mënyrë që të financohet rikonstruksioni i këtyre shkollave.

Janë më shumë se 250 nxënës që marrin dije në këtë shkollë, ndërsa shëndeti i tyre është i rrezikuar përshkak të lagështires.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkolla-e-ishull-shengjinit-250-nxenes-do-bejne-mesim-mes-lageshtires

Buy Now on CodeCanyon