Surprise Me!

Greg Rama prezantohet me instalacionin “Besim” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-14 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nisin aktivitetet e fundjavës në kryeqytet. Edhe pse teatrot nuk kanë shtëpitë e tyre artistike, qendra Turbina ka hapur dyert për t?i mirëpritur eventet e para të kalendarëve artistike.

Ka nisur mbrëmjen e kësaj të enjteje me veprën e Dvorzhak, ?Stabat Mater?, interpretuar nga artistët e teatrit të Operas dhe Baletit, por do të vijojë po në këtë qendër e teatër multifunksional me Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove.

Dashamirësit e artit vizual këtë fundjavë kanë mundësi të vizitojnë dy ekspozita të artit bashkëkohor në galeritë më të njohura në kryeqytet. E para është ajo e Flaka Halitit në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe e dyta është alternativa e hapësirës që ofron Greg Rama në Galerinë e Universitetit të arteve.

E kuruar nga pedagogu dhe artisti Vladimit Myrtezaj, ekspozita Fidem, që nënkupton Besim, sjell për publikun një koncept modern të hapësirës, të cilën më gjatë Greg Rama e zbërthen për publikun në një intervistë që do të transmetohet të hënën në emisionin ?7 pa 5?.

Greg Rama rrugëton në galerinë FAB, duke rrëfyer në këtë intervistë edhe për jetën e tij personale, çka jo pak ka ndikuar në veprat që ekspozon deri në fund të shtatorit në këtë galeri.

Ndryshe nga sa galeritë, skenat teatrale ende nuk kanë nisur vendosjen e dramave ne skene. Teatri i Metropolit është i vetmi që këtë fundjavë ofron një shfaqje për publikun e vogël. Të rriturit do të duhet të presin derisa teatrot e kryeqytetit të njoftojnë për çeljen e kalendarit të ri artistik.

Megjithatë, muzika nuk do të mungojë në kryeqytet edhe këtë fundjavë. Këngëtari Dren Abazi ka një koncert mbrëmjen e 15 shtatorit në Tulla Center, ndërsa në Pazarin e Ri nis sot Festivali i Muzikës dhe Filmit.

Buy Now on CodeCanyon