Surprise Me!

Report Tv-Abuzimi me fondet në diplomaci, KLSH: 10 ambasadorë të kthejnë paratë

2018-09-14 1 Dailymotion

TIRANE - Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon shkelje gjatë Auditimit ?Mbi auditimin e përputhshmërisë dhe rregullshmërisë financiare?, të ushtruar në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Sipas raportit final të KLSH rezultojnë ?Debitorë të ndryshëm? deri në fund të vitit 2016 në vlerën 489,528 lekë i cili paraqet detyrimet e subjekteve private dhe punonjësve ndaj institucionit. Në total janë 10 subjekteve të cilat nuk kanë derdhur asnjë vlerë nga detyrimi për një periudhë 5 vjeçare. <br /><br />Reporti thotë se ?Në kuadër të zbatimit të projektit të miratuar ?Përforcimi I kapaciteteve të diplomacisë publike dhe ekonomike të Ministrisë së Punëve të jashtme? një bashkëpunim i Qendrës së Ekselencës me Ambasadën Zvicerane nga Ministria janë kontraktuar konsulentë të jashtëm për hartimin e artikujve analitikë e studimorë në vlerën e 5,904,100 lekë. Por vlera e studimeve e likuiduar ka kaluar në shpenzime por nuk është paraqitur në aktivet e qëndrueshme të pa trupëzuara.

Buy Now on CodeCanyon