Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor, në Lezhë ka probleme të theksuara me infrastrukturën shkollore.

E tillë është shkolla 9-vjeçare në Ishull-Shëngjin ambjentet e të ciles janë tërësisht të amortizuara, ndërsa në kohët me shi fëmijët duhet të dërgohen nga prindërit pasi oborri mbulohet nga uji.

Mjedisi i brendshëm dhe i jashtëm është i shkatërruar. Javët e fundit Bashkia ka ndërhyrë por ndërhyrja ka qënë e pjesshme. Kjo shkollë ka nevojë për një rikonstruksion total.

Ded Luli, drejtor i Shkollës Ishull-Lezhë
Problematika pranohet edhe nga Drejtori i Arsimit në Lezhë Bardhok Pulaj. Ai thotë se Bashkia duhet të hartojë projektin për rikonstruksionin e plotë të kësaj shkolle.

Janë shkolla që kanë probleme në infrastrukturën e tyre. Duhet që Bashkia duhet të hartojë projekte që të financohet rikonstruksioni i tyre.

Bardhok Pulaj, drejtor i Arsimit Lezhë
Një problematikë e ngjashme është e në fshatin Samurrë të Elbasanit. Shkolla e këti fshati është tërësisht e rrënuar, pamjet filmike tregojnë gjendjen e mjeruar të shkollës së cilës i është vënë kyçi.

Banorët e këtij fshati e pranojnë rrezikun që mbart zhvillimi i mësimit në këtë godinë, por nga ana tjetër kundërshtojnë dërgimin e fëmijëve larg në shkollat e Elbasanit. Sipas tyre ata nuk kanë mundësi financiare, por as kohën e duhur të shoqërojnë të vegjëlit në shkollë.

Nëse kjo shkollë do të mbyllet këta fëmijë do të mbesin pa shkollë sepse nuk ka një urban që t?i çojë fëmijët në Elbasan.

Prindërit
Edhe fëmijët kanë frikë të mësojnë në shkollën e fshatit, por nga ana tjetër nuk duan që shkolla të jetë larg shtëpisë.

Dua që të rregullohet shkolla këtu dhe të mos kemi frikë që të shkojnë në shkollë.

Fëmijët
Ndërkohë DAR Elbasan ka bërë me dije se mbyllja e shkollave është bërë për t'i ardhur në ndihmë komunitetit, për të patur institucione arsimore më efektive dhe se transporti për këta nxënës do të jetë falas.