Surprise Me!

Ora News - Veliaj: Në Budapest do të vendosim monumentin e Skënderbeut

2018-09-14 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Së shpejti, në Budapest do të vendoset monumenti i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në vendin ku sot ngrihet edhe monumenti i Janosh Huniadit, heroit kombëtar të Hungarisë. Lajmin e bëri të ditur, kreu i Bashkisë Erion Veliaj gjatë një takim me kryetarin e Bashkisë së Budapestit, István Tarlós, të cilit në shenjë miqësie dhe bashkëpunimi mes dy qyteteve, i dhuroi edhe ?Çelësin e Qytetit?.

?Me vendim të Këshillit Bashkiak të bashkive të Tiranës e Budapestit, brenda këtij viti do kemi bustin e Skënderbeut në Budapest, si shenjë e miqësisë që vijon prej kohës së tij dhe fuqizohet në kohët tona. Mezi presim që më pas ta pasurojmë miqësinë tonë me një aktivitet të dendur kulturor në art, muzikë, kërcim, sigurisht me një fokus edhe tek fëmijët, sporti dhe aktivitetet në natyrë?, u shpreh Veliaj.

Dy homologët vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për të punuar sëbashku në mjaft çështje me interes dhe rëndësi për dy kryeqytetet.

?Marrëdhënia jonë me Budapestin është e shkëlqyer, jo vetëm prej miqësisë, por edhe projekteve konkrete që kemi mes Tiranës dhe Budapestit. Budapesti ka qenë një histori suksesi në të gjithë Europën, për mënyrën se si funksionon, pastërtia, transporti publik dhe transformimi urban. Sot është një ditë e shkëlqyer për marrëdhëniet mes dy qyteteve dhe mezi presim të bëjmë akoma më shumë?, tha Veliaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/veliaj-ne-budapest-do-te-vendosim-monumentin-e-skenderbeut

Buy Now on CodeCanyon