Shtatori po shihet si një zgjedhje e mirë për të pushuar. Temperaturat janë të njëjta si në verë. Qetësia që të ofrohet larg fluksit të sezonit. Çmimet janë më të lira.

Kushtet që krijohen i kanë tërhequr pushuesit që të rikthehen në stinën e vjeshtës pranë bregdetit. Nuk ka vetëm pushues ditorë, disa prej tyre i kanë planifikuar më herët që pushimet t'i bënin në këtë periudhë.

Referuar kushteve meteorologjike, plazhet pritet të frekuentohen masivisht të paktën deri në fundin e muajit Shtator për turistët, por për vendasit aq sa moti t?u ofrojë diell.

Tv Klan