Surprise Me!

Pranga 51-vjecarit me droge, arme dhe tritol

2018-09-15 3 Dailymotion

Armë zjarri, municion luftarak, tritol, kapsolla e grantë ofensive, si dhe një sasi lënde narkotike është rezultati i operacionit të zhvilluar nga Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Delta Forcë e FNSH-së Fier.

Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në disa ambiente të dyshimta ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Gjergji Petani, në lagjen ?15 Tetori?, Vlorë, konkretisht në magazinën në katin e parë të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

"Një pistoletë e llojit ?Zastava? me një krehër me fishekë, si dhe 161 fishekë të tjerë, 4 kallëpe tritol, si dhe pesë ndezësa detonatore për tritol, një granatë ofensive si dhe 47 fishekë 7.62 mm, mod 56, (të montuara bashkë në formën e eksplozivit), si dhe rreth 2 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa".

Në përmbyllje të këtij operacioni në pranga përfundoi 51-vjeçari Petanit./tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon