Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shteti shqiptar do përfitojë 7 mln euro prej kompanisë Hydro S.r.l e Francesko Becchetti.Gjykata e Arbitrazhit në Paris ka marrë tashmë edhe vendimin e fundit në lidhje me kundërpadinë e bërë nga shtetit shqiptar se prishja e marrëveshjes për ndërtimin e HEC-it në Kalivaç ishte e drejtë.

Kompania në pronësi të biznesmenit italian Francesko Becchetti do të duhet t?i paguajë Shqipërisë një vlerë në masën e 7 milion eurove si dëmshpërblim.

Sipas burimeve nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, vendimi i marrë është bërë me arsyetimin se kompania
nuk ka zbatuar kontratën, sipas afateve të parashikuara për ndërtimin e HEC-it të Kalivaçit.

Shteti shqiptar prishi kontratën me kompaninë Hydro SRL në vitin 2014 me pretendimin se janë shkeluar të gjitha afatet e vendosura në kontratë.

Por pas këtij vendimi, kompania nisi një proces gjyqësor në arbitrazh për prishje të njëanshme të kontratës, duke kërkuar dëmshpërblim 137 milion euro.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/qeveria-fitore-ne-arbitrazh-kompania-e-becchettit-duhet-te-paguaje-7-mln-euro#.W50ZjkKw-KA.facebook