http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se marrëveshja me Kosovën nuk është e mundur pa një mbështetje të plotë ekonomike për Serbinë. Gjatë një conference përpara mediave kreu I shtetit u shpreh qarte se arritja e nje pakti mes prishtines dhe beogradit do te jete e veshtire.

?Nuk jam optimist lidhur me marrëveshjen. Nëse mendoni se marrëveshja është e mundshme pa paketën gjithëpërfshirëse, pa ndihmën shtesë ekonomike, rritjen e shpejtë në të gjitha fushat në Serbi, të cilat kanë të bëjnë me të ardhmen tonë, as që më shkon ndër mend t?iu flas për marrëveshje.?

Duke iu referuar deklaratës së bere me pare për agjencinë Reuters lidhur anëtarësimin e Serbisë në bashkimin europian në vitin 2025 Vucic u shpreh optimist. Ai nënvizoi se kishte folur me bashkësinë ndërkombëtare shume here për këtë çështje.