Surprise Me!

Report Tv-Shpërthim tritoli në banesën e pronarit të televizionit në Pogradec

2018-09-16 0 Dailymotion

Një shpërthim tritoli ka ndodhur pak pas mesnatës së kësaj të diele në qytetin e Pogradecit, në lulishten e banesës së një 60-vjeçari. Shpërthimi ka ndodhur rreth 20 metra larg mureve të banesës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se tritoli lulishtja e banesës ku ka shpërthyer tritoli ka qenë në pronësinë e një biznesmeni, i cili mësohet se është Bajram Fejzollari. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka patur as dëme materiale dhe as të dëmtuar.

Biznesmeni ka deklaruar në polici se nuk ka patur konflikte me asnjeri. Report Tv ka mësuar se Fejzollari është pronar i një lokali në qytetin e Pogradecit dhe i një televizioni dhe disa bizneseve të tjera. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Pogradec
Informacion paraprak.

Më datë 16.09.2018, rreth orës 00:45, në lagjen nr 1 në Pogradec, në lulishten e banesës së shtetasit B.F, 60 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde shpërthyese.

Nga shpërthimi, nuk ka as dëme në njerëz dhe as dëme materiale.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Buy Now on CodeCanyon