Surprise Me!

Report Tv-Kryebashkiaku i Vlorës dhe gazetarët e qytetit pastrojnë Karaburunin

2018-09-16 1 Dailymotion

Në ditën ndërkombëtare të pastrimit kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli i shoqëruar nga gazetarët e qytetit, si dhe punonjësit e pastrim gjelbërimit kanë zgjedhur gadishullin e Karaburunit për të pastruar mbetjet e hedhura nga vizitorët.

Edhe pse një territor me pamje të mrekullueshe, një atraksion i rëndësishëm gjatë sezonit turistik edhe në këtë hapësirë janë hedhur mbetje të ndryshme. Kreu i Bashkisë bregdetar, Leli është shprehur se përzgjedhja e karaburunit për pastrim është për ta bërë atë sa më atraktive.

Unë bashkë me gazetarët e qytetit jemi këtu për të filluar një aksion për pastrimin e plazheve. Ne e duam Vlorën turistike, duam natyrën e mrekullueshme që i është falur këtij qyteti por duhet të jemi të përgjegjshëm në momentin që shfrytëzojmë këto hapësira për të mirën tonë.

Dritan Leli, kryebashkiak i Vlorës
Aksioni të pastrimit i është nënshtruar edhe shpella e Haxhi Aliu, ku sipërfaqja nënujore është pastruar nga mbetje të cilët janë hedhur nga vizitor të papërgjegjshëm.

Në këtë ditë për plazhe të pastra jemi për të pastruar me zhytës profesionistë për të shpërndarë mesazhin që të vijnë të shijojnë burukrinë por mos të ndotin. Tek e fundit kjo shpellë ka qënë këtu dhe këtu do të vazhdojë të qëndrojë.

Dritan Leli, kryebashkiak i Vlorës
15 shtatori i vitit 2018 shënon ditën kur rreth 5 % e popullsisë së botës kanë marrë pjesë në aktivitetin e përbashkët ?Ta Pastrojmë Botën Në Një Ditë?, i cili ka për qëllim rritjen e vëmëndjes së qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit.

Aktiviteti është mbajtur në mbi 200 shtete, pjesë e Lëvizjes Botërore ?Let?s Do It World?, në mesin e të cilëve është edhe Lëvizja ?Ta Pastrojmë Shqipërinë?.

Buy Now on CodeCanyon