Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas publikimit të një video ku kryebashkiaku i Tepelenës shfaqet duke kënduar këngë për Enver Hoxhen gjatë një darke zyrtare, PD ka kërkuar shkarkimin e tij. Madje selia blu i ka bërë thirrje edhe Prokurorisë që të nisë hetimet ndaj Tërmet Peçit pasi sipas PD ai ka sfiduar ligjin dhe demokracinë.

Në këtë video (shikoni kronikën) kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi shfaqet duke kënduar këngë për Enver Hoxhen.

Në pamje shihet se si kryebashkiaku shoqëron me zë Golikun e famshëm të Bënçës, në këngën ku i thuren lavde diktatorit Hoxha, në darkën zyrtare të shtruar nga Bashkia me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të qytetit.

PD e ka cilësuar skandaloze këtë vepër të kryebashkiakut dhe për këtë deputeti demokrat Tritan Shehu i ka kërkuar kryeministrit Rama shkarkimin e Tërmet Peçit nga detyra.

"I kerkoj Kryeministrit, si deputet i Qarkut, të shkarkojë mënjëherë Kryetarin e Bashkisë së Tepelenes,Termet Pecin. Gjithashtu Prokuroria duhet të veprojë ndaj tij për shkelje të ligjit.?

Me anë të një statusi në rrjetin social facebook, demokrati i bën thirrje edhe opinionit publik që të reagojnë ndaj këtij skandali dhe turpi të vërtetë, siç e quan ai.

?Një sfidë e vërtetë kjo ndaj ligjit, demokracisë, një arrogancë e pa kufi ndaj ish të përsekutuarve, ndaj gjithë këtij populli që e pagoi shumë shtrenjtë atë diktaturë të egër.?

Shehu e mbyll statusin e tij me një pyetje drejtuar kryeministrit Rama, se çdo të ndodhte në Gjermani apo Itali sikur një kryetar Bashkie t?i thurte lavde në një ceremoni zyrtare Hitlerit apo Musolinit?!

Por vetë kryebashkiaku Peçi në një reagim për Ora News shprehet: "Ia kam lënë Tritan Shehut të merret me këtë çështje".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shehu-te-shkarkohet-kryebashkiaku-termet-peci-i-kendoi-enver-hoxhes