Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
480 mijë nxënës të sistemit parauniversitar nisën sot vitin e ri shkollor. Janë 32 mijë fëmijë të klasave të para që sot dëgjuan për herë të parë zilen e shkollës. Procesi mesimor nisi pa probleme.

Në kryeqytet policia e rendit, ajo rrugore dhe policia bashkiake kishin marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin rrugor, megjithate ne oret e para të mëngjesit në Tiranë pati trafik të rënduar.

Bashkia e Tiranës vendosi të rikthejë vendimin për ndalimin e qarkullimit të automjeteve si furgona për dy orë gjatë mëngjesit dhe gjatë pasdites për të shmangur trafikun.

Ky vit i ri shkollor e gjen Tiranën me rrugë të rikonstruktuara por edhe me ngushtime të tyre për shkak të ndërtimit të korsive të dedikuara për biçikleta, si një nismë e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkollat-hapin-sot-dyert-480-mije-nxenes-te-sistemit-parauniversitar