Ndërkohë që sot ka filluar viti i ri shkollor jo të gjithë femijët i janë drejtuar bankave të shkollës. Liljana Luani, mesuesja, e cila prej 16 vitesh i jep dije femijëve të ngujuar nga gjakmarrja. Ajo ka rrëfyer për Report TV se ky fenonomen vijon dhe është prezent edhe gjatë këtij viti shkollor në qarkun e Shkodrës.

Do thosha që problematika e gjakmarrjes ekziton në Shqipëri.Shkodra problematikën e gjaklmarrjes e ka të theksuar. Niveli arsimor i fëmjëve, të cilët janë të përfshirë në gjakmarrje lenë të dëshiruar. Unë i kam paraqitur në institucionet përkatëse, dhe besoj se shpejt do të merren masa që të ndërhyhet, aty ku nxënësit kanë mbetur dhe të punohet seriozisht dhe jo me statistika boshe.

Liljana Luani, mësuese
Mësuese Liljana shprehet se duhen mekanizma shtetërore që të ndalin këtë plagë, siç është fenomeni i gjakmarrjes. Qarku i Shkodrës rënditet si një nga qarqet me problematikë në gjakmarrjen. Janë bërë studime të shumta sa i takon numrit të saktë të femijeve të ngujuar që nuk ndjekin shkollën, por Luani kërkon një identifikim të saktë të këtyre fëmijeve dhe inisiativa të mos ngelet vetëm në nivelin e shifrave.