http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç deklaron se Kosova do të njihet nga Serbia dhe do të lejojë që të ketë karrigen në OKB, vetëm atëherë kur të ?fluturojnë derrat?.

Gjithashtu në fjalën e tij Daçiç theksoi se autoritetet e Prishtinës po dërgojnë ?mesazhe shumë të ndryshme që nuk kanë të bëjnë me realitetin?.

Duhet të kërkohet kompromisi për çështjen e Kosovës vazhdoi ai. Ndër të tjera ai ka komentuar dhe deklaratat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me bashkimin e Preshevës me Kosovën, duke nënvizuar se Thaçi ?duhet të thotë diçka, sepse ai është nën sulm nga të gjitha anët?, citon B92.

?Ata nuk do të flasin për korrigjim të kufirit, por duan Preshevën dhe Bujanocin. Janë shumë të mençur dhe ju e dini kur do të ndodhë, kur Kosova të bëhet anëtare e OKB, kur do t?i njohim si shtet, kur derrat të fluturojnë?.

Ministri i jashtëm serb tha se Qeveria e tij ka dalë me disa propozime, kurse pasi ?ata? janë kundër korrigjimit të kufijve pyeti: ?e, çka na propozojnë ata neve??.

Ndërkohë porosia e Daçiç ishte se pala tjetër e cila nuk dëshiron korrigjim të kufijve, por kërkon që Serbia ta pranojë Kosovën, ndërsa si kompensim ta fitojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri.