VLORË- Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, ka nisur një aksion mëngjesin e sotëm për prishjen e 7 godinave të ndërtuara pa leje në vijën bregdetare të Jalës. Report Tv raporton se banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre. Ata thonë se nuk janë njoftuar për këtë aksion.<br /><br />Disa nga banorët që kanë dalë kundër këtij aksioni janë përplasur me policinë dhe kanë thënë se po tentohet që të nxirren me dhunë nga shtëpitë e tyre. ?Nuk jemi njoftuar, duan të na nxjerrin me dhunë?-janë shprehur banorët.