Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaron se i ka dërguar shkresën kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi për të mbledhur të premten Këshillin e Legjislacionit për të nisur shqyrtimin e amendimeve kushtetuese për vetingun e politikanëve.

"Modeli është i ngjashëm me ligjin e dekriminalizimit. Modeli është i qartë. Detyra i ngarkohet disa institucioneve. Do jetë proces i pavarur dhe nuk ka lidhje me reformën në drejtësi dhe as vetingun në drejtësi.

Basha pati dhe një përgjigje për Ramën.

"SPAK e Byroja e hetimit janë tjetër mandat kanë mandat hetimit të politikanëve të korruptuar. Vetingu i politikanëve i largon nga institucionet e vendit politikanët e lidhur me krimin.

Janë dy gjëra të ndryshme. Vetingu i nxjerr nga institucionet SPAK e BKH i çojnë në burg.

Në rastin e vetingut barrën e provës e ka politikani në rastin e hetimit penal barra e provës ështe e organit të akuzës. Vetingu i largon nga institucionet e vendit politikanët e lidhur me krimin. "

Basha nënvizoi gjithashtu: "Është emergjente të nisë një orë e më parë procedura"
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vetingu-i-politikaneve-basha-ruci-te-therrase-te-premten-keshillin-e-legjislacionit