Surprise Me!

Ora News - "Heroinë, hashash e granata", zbulohet magazina e drogës në Berat

2018-09-18 2 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Beratit ka zbuluar një magazinë të lëndëve narkotikëve të forta dhe armatimeve. 441 kg lëndë narkotike cannabis sattiva e përpunuar në formën e çokollatës , 2.5 kilogramë heroinë dhe një sasi kokainë u kapën në banesën e 47 vjeçarit Landi Bixheku, i cili vetë i shpëtoi arrestimit. Policia sekuestroi edhe granata ofensivë.

Heroinë, kokainë, kanabis dhe granata ofensivë jane sekuestruar nga Policia e Beratit në një shtëpi në lagjen "13 Shtatori? në Berat, e cila ishte shndërruar në një magazinë lëndësh narkotike dhe municionesh.

441 kg lëndë narkotike cannabis sattiva e përpunuar në formën e çokollatës , 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë, një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë u sekuestruan nga policia në kuadër të operacionit të koduar "Kalaja".

Po ashtu janë sekuestruar një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive dhe peshore elektronike.

Banesa mësohet se i përket shtetasit të identifikuar si Landi Bixheku, 47 vjeç, i cili i ka shpëtuar arrestimit dhe tashmë është shpallur në kërkim.

Disa orë pas operacionit, në zonë nuk kishte asnjë efektiv policie, ndërsa banorët e lagjes refuzojnë të komentojnë.

Shtëpia karakteristike nga ana tjetër të pamundëson të evidentosh çfarë ka apo ndodh brenda oborrit të saj.

Policia thotë se operacioni ishte në zbatim tëplanit tëmasave për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të atyre që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje, apo lëndëve shpërthyese.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ?Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike? ?Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake?.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sekuestrohen-dy-kg-heroine-dhe-400-kg-cokollate-kanabis-ne-berat

Buy Now on CodeCanyon