Surprise Me!

'Hajdut! Jeni familje hajdutësh!'/ Sherr mes deputetit të PD dhe inspektorit të IKMT në Jalë (VIDEO)

2018-09-18 8 Dailymotion

Sherr dhe përplasje mes deputetit të PD, Agron Shehaj dheë kryeinspektorit të IKMT në Vlorë, Fatmir Meta, në Jalë. Deputeti demokrat i Qarkut të Vlorës mbërriti në Jalë pas nisjes së aksionit të IKMT për shembjen e 9 bizneseve, lokale dhe hotele. Shehaj dhe Meta i drejtohen vazhdimisht njëri-tjetrit me fjalët "hajdut" ndërsa përplasja mes tyre arrin deri në kufijtë e konfrontimit fizik. "Ju keni marrë shpirtin njerëzve. E bëni për paratë. Vini si hajdutë këtu. Jeni hajdutë dhe shembni shtëpi", dëgjohet t'i drejtohet Shehaj inspektorit të IKMT. <br /><br />"Hajdut je ti, hajdut brez pas brezi. Nuk më tregon ti hajdutin. Vini për politikë këtu ju. Politikën bëjeni andej se ju e keni katandisur këtë vend kështu", i kthehet kryeinspektori IKMT Vlorë, deputetit Shehaj. <br /><br />Deputetët e PD, Agron Shehaj dhe Nada Meçorapaj mbërrin në Jalë në mbështetje të qytetarëve dhe kundër shembjes së bizneseve të tyre. Sipas IKMT, banorët i kanë ndërtuar objektet pa leje dhe se janë njoftuar që në muajin korrik për aksionin e shembeje.

Buy Now on CodeCanyon