Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mazhoranca pranon dekretin e presidentit Meta që ktheu për shqyrtim ligjin e teatrit, duke bërë dhe një ndryshim të rëndësishëm hapjen e garës. Ishte një ndër pikat më të kontestuara nga opozita dhe shoqëria civile se qeveria kishte parashikuar fituesin, pa patur realisht një garë. Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese u përfshi nga debate të ashpra, ndërsa maxhoranca e vetme miratoi në parim dekretin e presidentit.

Mazhoranca pranon dekretin e Presidentit Meta për ligjin e teatrit, duke bërë disa ndryshime, më e rendësishme është ajo e hapjes së garës për këtë projekt. PS kërkon garë të hapur për ndërtimin e teatrit, një nga pikat më të kontestuara të opozitës, shoqërisë civile të reflektuar edhe në dekretin e presidentit Meta për rikthimin e ligjit në kuvend. Gjithashtu, në ligj parashikohet të ngrihet një komision i negocimit të kontratës për teatrin e ri që do të bëjë edhe thirrje të hapur palëve që janë të interesuar të paraqesin propozimin për teatrin e ri.

Dekreti i Presidentit për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit për teatrin u diskutua në komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese, komision i cili më heret përmes një shkrese zyrtare kërkoi mendimin e Autoritetit të Konkurrecës.

Kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi kaloi për miratim në parim të dekretit të presidentit, por pati votat pro vetëm të kolegëve të mazhorancës, opozita vijoi ta konsiderojë si ligj antikushtetues.

Mes diskutimeve me tone të ashpra, herë pas here edhe fyerje komisioni ndërpreu mbledhjen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ligji-teatrin-e-ri-kthen-pd-ne-kuvend-pas-tre-jave-mungese