Pak orë pasi Inspektoriati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit zhvilloi një aksion për prishjen e 9 objekteve në Jalë, kryesisht biznese dhe lokale, dy deputetë të PD-së janë nisur për atje.<br /><br />Nada Meçorapaj dhe Agron Shehaj kanë shkuar në mbështetje të pronarëve të bizneseve në Jalë. Të enjten, Partia Demokratike ka organizuar të mbledhë edhe grupin parlamentar në këtë qytet.
