Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 80 000 lekë të reja i ka kushtuar buxhetit të shtetit uniforma për një punonjës të ?Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore?; nga këto rreth 70 000 lekë të reja rrobat dhe pak më shumë se 10 000 lekë këpucët.

?Boom? ka zbardhur çmimet marramendëse të çdo pjese të kësaj uniforme, ku një xhup dimëror për stafin e urgjencës ka kushtuar 30 100 lekë të reja, 15 300 mijë lekë është çmimi i pantallonave dimërore dhe 10 500 atyre verore. Hije të forta dyshimi ngrihen mbi procedurën e realizimit të këtij tenderi, ku gazetarët e ?Boom? zbuluan ndryshimet që ju bënë gjatë rrugës specifikimeve teknike, përmes një shtojce. Më konkretisht: Nëse pantallonat dimërore me vlerë 15 300 lekë, në dokumentat standarde të tenderit, fillimisht u kërkua të kenë në përbërje 98% pambuk dhe 2 përqind elastan, në shtojcë kjo ndryshohet dhe kërkohet realizimi i tyre me material 84 % poliestër dhe 16% elastan.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-zbulon-dallaveret-e-tenderit-800-mije-leke-te-vjetra-nje-uniforme-e-urgjences