VLORË- Një autobus me 50 turistë çekë është përplasur me anësoret e rrugës Llogara-Vlorë.<br /><br />Autobusi po zbriste qafën e Llogarasë për të vazhduar rrugën për në Dukat. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar në njerëz.<br /><br />Pas përplasjes, turistët kanë dalë nga autobusi duke u munduar ta kthejnë atë në rrugë për të vazhduar sërish udhëtimin e tyre.Ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat që kanë çuar në ndodhjen e aksidentit, i cili mund të ishte fatal.