Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ky është Agim Zotaj (në foto), 31 vjeçari që i mbijetoi aksidentit të shënuar mëngjesin e sotëm në Mallakastër, ku makina ku ai udhëtonte si pasagjer doli nga rruga.

Teksa mjekohej në spitalin e Fierit, ai nuk e dinte Pajtimi, kushëriri 27 vjeçar që drejtonte mjetin, ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.

Ai pranon se mjeti i drejtuar nga djali i xhaxhait po udhëtonte me shpejtësi dhe në një moment, ai humbi kontrollin dhe makina doli jashtë rruge.

Agim Zoga: Unë kisha hallin e atij, ai kishte hallin tim.Ishim të dy kushërinj të parë.Me shpejtësi ishte. Dolëm nga rruga.Unë u shemba këtej. Kurse ai tjetri nuk e di, është më mirë në dhomë tjetër. Dy veta ishim në makinë, unë dhe shoferi. Do venim në Ballsh. Doli nga rruga makinë, se kontrolloi dot i shkreti, e humbi.

31 vjeçari ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti u regjistrua pranë fshatit Aranitas, ndërsa dy të rinjtë po udhëtonin me një mjet Opel.

Policia e Fierit tha se po punon për dokumentimin e ngjarjes, shkaqet dhe dinamika e të cilës tashmë janë të njohura.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/i-mbijetuari-nga-aksidenti-ne-mallakaster-rrefen-ngjarjen-pa-ditur-qe-ka-humbur-kusheririn