Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Arsimimi profesional është konsideruar dhe reklamuar si një investim për punësim të sigurtë për të rinjtë.

Por viti i ri shkollor nisi me zyrtarizimin e mbylljes së tri degëve pranë gjimnazit ?Havzi Nela? në Kukës.

Programet si Përpunim ruri, Mekanike dhe Elektro-teknike këtë vit nuk pranuan asnjë nxënës në vit të parë me urdhër të përcjellë gojarisht të Ministrisë së Financave, përgjegjëse për arsimin profesional.

Blerim Tola: "Është dhënë urdhër me gojë që mos ketë regjistrime në këto degë në klasat e 10-ta."

Por për mësuesit ky ishte vendim i gabuar ndaj ata kërkojnë rishikimin e tij, duke e argumentuar këtë me interesin sipas tyre të lartë dhe gjendjen ekonomike të nxënësve e familjeve kuksiane

Blerim Tola: "Varfëria në Kukës është e madhe dhe duhen profesionista që të dalë nxënësi nga gjimnazi e të ndihmojë familjen me një profesion. Ne këtë vit pritëm që të hapej shkolla profesionale më vete, të bëhej më e madhe, të kishte investime, duke e ditur që qeveria shqiptare dëshiron ta fuqizojë arsimin profesional."

Mësuesit e arsimit profesional në Kukës, thonë se mbyllja e tre degëve ka pasoja negative jo vetëm tek të rinjtë që kërkonin të aftësoheshin profesionalisht por tek i gjithë komuniteti

Kujtim Elezi: "Këtu ka shumë nevojë për profesione dhe mbyllja e këtyre degëve do të sjellë pasoja negative."

Këtë vit pranë shkollës ?Havzi Nela?, u hap vetëm dega Teknologji Informacioni e Komunikimi, ku janë regjistruar 19 nxënës.

Mungesa e pajisjeve dhe ambienteve për praktivë mësimore, i detyron nxënësit e kësaj shkolle që pas dy viteve teori në Kukës ti përfundonin studimet në Tiranë, Rubik, Durrrës apo Shkodër, duke u përkthyer në kosto për familjet e tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kukes-mbyllen-tri-dege-profesionale