Surprise Me!

Shqiperia me numrin me te larte te burgosurve ne rajon

2018-09-19 2 Dailymotion

Shqipëria ka numrin më të lartë në rajon për të burgosurit në 100 mijë banorë. Të dhënat e marra nga Ministria e Drejtësisë janë bërë të ditura nga Organizata Prison Studies dhe të publikuara në World Prison Brief, ku Shqipëria numëron 193 të burgosur  për 100 mijë banorë. Sipas avokatëve, ky numër i lartë lidhet me mungesën e zbatimit të dënimeve alternative në vendin tonë.

Astrit Prendi, avokat: Një nder faktorët kryesor është edhe problemet e ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale edhe pse ky i ka parashikuar dënimet alternative, por nuk po gjen zbatim nga gjyqësori, ose që nga organi i prokurorisë, pasi ka vepra të tilla që janë me marzh të ulët dënimi që mund të zgjidhen dënime alternative apo edhe me marrëveshje dhe mos shkohet direkt masa arrest me burg.

Sipas avokatëve, ndryshe nga vendet e rajonit, në Shqipëri vendoset masa ekstreme arrest me burg edhe për veprat penale si vjedhje energjie, apo drejtimi i automjetit në gjendje të dehur.

?Drejtimi i mjetit ne gjendje të dehur, vjedhja penale, janë bërë vepra penale, mjerisht edhe vepra të tilla arrest me burg e humbet efektin pozitiv që ka ligji në vetvete. Për të njëjtën vepër penale në Shqipëri nëse dënohesh rishtazi të caktohet masa arrest me burg, ndërsa anë vendet e tjera në vendet fqinj nuk vendoset, mos harrojmë që një masë shtrënguese e vendimit penal nuk ka vetëm dënimin por edhe edukimin".

Sipas raportit të World Prison Brief, pas Shqipërisë për numër të lartë të burgosurish, renditet Mali i Zi me 174 të burgosur për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Serbia me 152, Maqedonia me 134 të burgosur , Kosova me 106 të burgosur dhe Bosnje Hercegovina me 73. Vendi ynë ka një numër të ulët përsa i përket të të dënuarve minorenë në shifrën 0.6 % .

Buy Now on CodeCanyon