Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokurët e Krimeve të Rënda kanë braktisur mbledhjen e thirrur nga drejtuesja e tyre Donika Prela. Shkak i kësaj mbledhje ishte zëvendësimi i prokurorit Eneid Nakuçi për dosjen e Emiljano Shullazit, informojnë gazetarët e Ora News.

Procesi gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe të akuzuarve si bashkëpunëtorë të tij është në momentin e dhënies së pretencës por kjo seancë po shtyhet prej 3 javësh.

Shkak është bërë mungesa e prokurorit.

Dosja e hetimit ishte në dorë të prokurorit Eneid Nakuçi por ai është larguar jashtë me pretendimin se është i sëmurë dhe vendi i akuzës ka mbetur bosh.

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda po kërkohet një zëvendësues.

Mësohet për zëvendësuesin do të hidhej një short, por kjo është quajtur e paligjshme nga prokurët të cilët janë larguar nga mbledhja.

Pak ditë më parë ish-ambasadori Donald Lu u shpreh se ishte i skandalizuar për fakti se Shullazi ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kush-do-ulet-para-shullazit-prokuroret-braktisin-mbledhjen-me-eproren-prela