Surprise Me!

Është bërë qameti këtej', Babai i Zamir Latifit në ‘REPOLITIX

2018-09-19 5 Dailymotion

ftuar në emisionin ?REPOLITIX?, është edhe babai i Zamir Latifit, Fatos Latifi, djali i të cilit u vra më 11 tetor të vitit të kaluar së bashku me Jurgen Hoxhën.

Në studio, ai është shprehur se edhe pse kanë kaluar 11 muaj nga ngjarja, ai sërish ka besim tek drejtësia. Gjithashtu ai ka bërë me dije se si e mori vesh lajmin për vrasjen e të birit.

Ekzekutori i dy personave është Laert Haxhia, ndërsa Orges Bilbili, ndihmoi këtë të fundit për t?u larguar. Atentati kishte lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ku është tentuar të vritet me armë zjarri nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti. Për këtë ngjarje Haxhia ishte në kërkim, pasi ishte dënuar me 24 vite burg në mungesë.

Babai i të vrarit:
Kanë kaluar 11 muaj nga ngjarja. Besim te drejtësia shqiptare kam, me drejtësinë kam punuar, me drejtësinë jam marrë, kemi dhënë dhe kemi marrë me njëri tjetrin, tani besimin atje e kemi.

E keni të qartë pse u vra djali juaj?
Jo, pasi djali nuk ka pasur probleme me askënd në Lushnje, ka qenë i respektuar nga të gjithë. Nuk e di se si ndodhi. Nuk e imagjinoj dot tani. Djali doli në orën 4 pasdite dhe vetëm kur më marrin në telefon për një listë me ushqime, pasi kam një market dhe duke shkuar atje me merr djali i xhaxhait që më thotë ktheu urgjent se është bërë qameti këtej. E mora në telefon më thotë jam te ura, shkova, por çfarë të shikoja, dy të vrarë, policia rrinte atje.

Djali iu ndihmonte?
Djali punonte në shtet.

Ka pasur probleme me ligjin?
Jo, as me ligjin. As me miqtë dhe shokët, ka qenë i dashur. Sesi ndodhi nuk e marr vesh. Jemi shumë të paqartë.

Më tej, Fatos Latifi është pyetur nga Artan Hoxha nëse i kishin kërkuar që si babai i djalit ta zgjidhte vetë këtë çështje.

Ka ardhur kush dhe të ka thënë pse nuk e zgjidh vetë?

Unë nga fillimi i kësaj çështje e deri më sot kam punuar me shtetit. Ia kam lënë në dorë atij. Më kanë thënë zgjidhe vetë por nuk i kam dëgjuar.

Buy Now on CodeCanyon