Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas investigimit të publikuar në BOOM rreth tenderit të uniformës së urgjencës ka ardhur dhe reagimi i drejtorit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj.

Në reagimin e tij Brataj akuzon BOOM se ka rënë në grackën e letrave anonime, por pranon se uniformat kanë kushtuar po aq sa BOOM zbuloi dhe po ashtu se disa nga specifikimet teknike të veshjeve, kanë ndryshuar.
Merakut të drejtorit për sasinë, BOOM i është përgjigjur: "Ne kemi nxjerrë çmimin për njësi, nëse ju i keni dhënë nga dy palë pantallona verore apo dimërore personelit të urgjencës, atëherë kostoja nuk mbetet më 700 mijë lekë, vetëm për veshjen, por e kalon shumën e 1 milion lekëve."

Drejtori është përpjekur të justifikoj çmimet e larta me specifikimet teknike apo ndryshe cilësinë e materialeve, por pyetjes së Boom se përse pantallonat dimërore nga pambuk i kthyen në poliestër, nuk i ka dhënë përgjigje.
Edhe për çmimet e kripura drejtori e ka një koment: ?Ne ju themi se nuk i vendosim ne çmimet e tregut, por ju themi të informoheni, ti interpretoni ashtu siç janë dhe jo ti deformoni ato?.

Në lidhje me këtë fakt Boom ka publikuar dje mesazhin që vetë drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore i ka përcjellë gazetares së Boom, ku çmimet janë të njëjta me ato që BOOM publikoi, duke hedhur poshtë kështu çdo akuzë në lidhje me këtë investigim.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/boom-i-pergjigjet-drejtorit-te-qkum-uniformat-nuk-ka-deformim-cmimet-na-i-niset-ju