Surprise Me!

Report Tv-Kavajë/ Qarkullonin me armë zjarri në qytet, policia arreston tre kushërinjtë

2018-09-20 2 Dailymotion

KAVAJË- Policia ka arrestuar për armëmbajtje pa leje tre persona të cilët po qarkullonin me armë zjarri në qytet.

Në pranga ranë shtetasit: Jurgen Merkja, 21 vjeç; Emiljano Merkja, 32 vjeç (vëllai i Jurgenit) dhe Besim Merkja, 23 vjeç, (djali i xhaxhait të dy të tjerëve), të tre banues në Kavajë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në shëtitoren ?Josif Budo ?, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ?BMV?, në të cilin po udhëtonin u gjet arma e zjarrit dhe një krehër me 10 fishekë.

Përveç armës, policia ka sekuestruar edhe 4 aparate celular dhe një mjet tip ?BMV?.

Njoftimi i policisë:

Qarkullon me armë zjarri pa leje në qytet.

Policia e Kavajës arreston poseduesin e armës për veprën penale ?Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak?.

Në pranga dhe dy të tjerë (vëllai dhe kushëriri i poseduesit të armës) për veprën penale ?Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës?.

Nga Shërbimet e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

- Jurgen Merkja, 21 vjeç banues në Kavajë.

- Emiljano Merkja, 32 vjeç banues në Kavajë (vëllai i Jurgenit).

- Besim Merkja, 23 vjeç, banues në Kavajë (djal xhaxhai me dy shtetasit e mësipërm).

Arrestimi i tyre u bë pasi në shëtitoren ?Josif Budo ?, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ?BMV? me drejtues shtetasin Jurgen M., dhe pasagjar shtetasit, Emiljano M., dhe Fatbardh M., (vëllai dhe djali i xhaxhait të J. M.), u gjet dhe bllokua një armë zjarri e cila posedohej nga shtetasi Jurgen M., ndërkohë që dy shtetasit e tjerë (Emiljano M., dhe Fatbardh M.,) janë munduar para shërbimeve të Policisë të merrnin përsipër posedimin e armës.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- armë zjarri tip ?Pistoletë? me një krehër me 10 fishekë

- 4 aparate celular

- mjeti tip ?BMV?

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprën penale ?Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak? parashikuar nga neni 278 në ngarkim të shtetasit J. M., dhe për veprën penale ?Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës? parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve E. M., dhe F. M.

Buy Now on CodeCanyon