Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria do të futet në tregun e eurobondeve për të tretën herë. Shuma e kërkuar në tregjet financiare do të jetë 500 mln euro që do të përdoret për ristrukturimin e borxhit aktual. Komisioni i Ekonomisë dhe Financave propozoi projektligjin këtë të enjte, që po ashtu u votua brenda ditës nga parlamenti me 74 votat e mazhorancës. Ministri i Financave Arben Ahmetaj u shpreh se ky instrument financiar nuk do të ndikojë në nivelin e borxhit publik, ndërsa qëllimi mbetet përfitimi i interesave të ulëta në treg, i cili ndikohet dhe prej situatën në të cilën ndodhet Turqia por dhe BREXIT.

Qeveria shqiptare do të marrë një kredi prej 500 mln eurosh në tregjet ndërkombëtare. Fondi do të përdoret për uljen e defiçitit dhe ristrukturimin e eurobondit aktual. Gjatë raportimit në komisionin e Ekonomisë ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj u shpreh se ky veprim nuk do të ndikojë në nivelin e borxhit publik i cili vijon të ulet. Risia do të jetë në afatin e maturimit prej 7 vitesh.

Ahmetaj: Këto janë likuiditete që në një moment do bëjmë by back, në momentin tjetër do financojmë shpeznimet, operacionet e qeverisë. Fakti që primari është pozitiv, borxhi ulet, nuk rritet.

Sipas Ahmetaj tashmë për këtë proçes janë përzgjedhur edhe disa banka ndërkombëtare të cilat do të udhëheqin praktikën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/qeveria-do-te-marre-500-mln-euro-ne-tregjet-nderkombetare