I ftuar këtë të enjte në emisionin ?Opinion?, Kryeministri Edi Rama foli edhe marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje të mundshme mes dy shteteve. Kreu i qeverisë shqiptare u pyet edhe nëse ka pasur ndonjë rol për bisedimet mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandër Vuçiç.<br /><br />Blendi Fevziu: A e keni lehtësuar ju një marrëveshje mes Vuçiçit dhe Thaçit, personalisht?<br /><br />Edi Rama: Në qoftë se ka ndodhur më vjen shumë mirë, por nuk më rezulton që të kem patur ndonjë rol në komunikimin mes tyre./tvklan.al